Presidenti i Ukrainës, Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.
“Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë”, tha Zelensky.
Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt “terrori në një nivel të padëgjuar”.
Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë:
“Si është e mundur kjo? A nuk i përjetuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”
Ai u kërkon atyre që “të dalin në rrugë dhe t’i thonë qeverisë tuaj se ju dëshironi të jetoni”.