Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se e ka kthyer rajonin lindor të Donbasit në “ferr”, ndërsa luftimet intensive atje vazhdojnë.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, ai tha se forcat ruse kishin rrafshuar rajonin. “Ka sulme të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet e Ukrainës qendrore. Donbasi është shkatërruar plotësisht”, tha ai.

“E gjithë kjo nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë shpjegim ushtarak për Rusinë”, shtoi Zelensky.

“Kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur. Shkatërrohen sa më shumë shtëpi, objekte sociale dhe ndërmarrje”, tha udhëheqësi ukrainas.

Të enjten, ministria e mbrojtjes e Ukrainës akuzoi Rusinë për intensifikimin e sulmeve të saj në Donbas dhe parandalimin e largimit të civilëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ushtritë e NATO-s dhe Rusisë shumë pranë njëra-tjetrës

NATO nisi zyrtarisht stërvitjen ushtarake “Baltops Naval” në Detin Baltik. Në to…

Aksion policor në Butel të Shkupit, arrestohet i shumëkërkuari

Një aksion i madh policor është zhvilluar para pak çastesh në lagjen…

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA: Korrupsioni lulëzon nëpër institucionet e pushtetit

Ky pushtet prodhon më shumë skandale të korrupsionit seç mund t’i ndjekë…

Bujar Osmani nuk pajtohet me Izet Mexhitin!

“Nëse nuk ndryshon diçka në BDI dhe në riformatimin e Qeverisë, atëherë…