Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për bombardimin e muzeut të qytetit Kupyansk.

Ai, me anë të një reagimi në Telegram, ka shkruar se Rusia është duke bërë çdo gjë për ta shkatërruar plotësisht Ukrainën.

“Historia jonë, kultura jonë, populli ynë. Vrasja e ukrainasve me metoda absolutisht barbare. Nuk kemi të drejtë ta harrojmë për asnjë sekondë. Ne duhet dhe do të përgjigjemi!”, ka thënë Zelensky.

Zelenskyy ka shtuar se deri tani të lënduar janë 10 persona dhe ka vdekur një punonjës.

“Ka ende njerëz nën rrënoja. Vazhdon eliminimi i pasojave të granatimeve. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë të përfshira. I përjetshëm kujtimi për të ndjerin dhe ngushëllimet për të afërmit. Të gjithë ata që janë fajtorë për këto krime lufte do të sillen patjetër para drejtësisë dhe do të jetë e pamëshirshme”, ka thënë Zelensky

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zoran Zaev nesër jep zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, nesër do të japë zyrtarisht dorëheqjen…

Edhe mbi shtatë mijë vaksina Pfizer arrijnë në Shqipëri, Rama paralajmëron ardhjen edhe të vaksinës ruse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 7…

Marrëveshja Kosovë – Serbi e rëndësishme për paqen në rajon

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në margjinat…

Rusët protestojnë kundër luftës, qindra të arrestuar

Në disa qytete ruse janë duke u mbajtur protesta për të kundërshtuar…

Gazetari i “La Verita”: Dëshiroj të nxisë luftë kundër korrupsionit në Maqedoni

Në profilin e tij në Facebook, duke shpjeguar arsyet e postimit të…