Duke folur me një grup gazetarësh rusë përmes një video-lidhjeje, Volodymyr Zelensky tha se pushtimi rus kishte shkaktuar shkatërrimin e qyteteve rusishtfolëse në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i keq se luftërat ruse në Çeçeni.

Ukraina është përgatitur të diskutojë statusin e neutralitetit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, thotë presidenti ukrainas.

“Ukraina është e gatshme të diskutojë miratimin e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por ai do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum”, tha ai në një intervistë të transmetuar të dielën, raporton theguardian.

Ndërkohë, rregullatori shtetëror rus i medias, Roskomnadzor, ka lëshuar një paralajmërim për mediat ruse që kanë realizuar intervistën me Zelenskyn.

Rregullatori kishte paralajmëruar shtypin se nuk duhet të publikojnë intervistën dhe se “ka nisur një hetim për të identifikuar shkallën e përgjegjësisë dhe çfarë reagimi do të merret” në lidhje me mediat që kanë kryer intervistën.

Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediat ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë.

Ligjet më të rrepta, kundër shpërndarjes së “lajmeve të rreme” mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse, mbartin akuza të rënda penale deri në 15 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: Qytetarët duan një shtet demokratik

“Demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin…

Erërat që frynin me shpejtësi 185 km/h lëkundën anijen gjigante, pasagjerët kaplohen nga paniku

Të paktën tetë pasagjerë kanë përfunduar në spitalin e Floridës, pasi anija…

Pamje të frikshme, Kalimashi kaplohet nga zjarri (FOTO)

Shqipëria tash e disa ditë është duke u përballur me vatra të…

Zëdhënësja e Prokurorisë bullgare për TV21: Nesër japim informacione për hetimin e tragjedisë

Zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva për TV21 ka njoftuar se…

Vrasja që goditi UÇK-në, kush e tradhtoi Zahir Pajazitin?!

Hasan Zeneli, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çdo ditë e…