Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje sot kompanive dhe qytetarëve që të vazhdojnë me kursimin e energjisë elektrike.

“Sot punonjësit tonë nëpër centrale është dashur të aplikojnë jo vetëm shkyçjen por edhe ndaljen e jashtëzakonshme. Kjo është shkaktuar nga niveli më i lartë i konsumit sesa që shteti mund të sigurojë për momentin. Nga mbrëmja e sotme, situata është veçanërisht e vështirë në Kiev dhe rajon, si dhe në rajonet e Vinica, Sumi, Ternopil Cherkasi, Odesa dhe në qytetet e tjera”, shtoi Zelensky.

“Tentoni të kufizoni konsumin e energjisë elektrike, në veçanti në orët e mbrëmjes. Natyrisht në hapësirat publike, duhet të ketë kursim edhe më të madh”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Kujtojmë që Ukraina ka qenë cak i sulmeve të shumta ajrore nga forcat ruse, që për objektiv kanë shkatërrimin e infrastrukturës energjetike.

Nga ky veprim i rusëve, miliona shtëpi në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike, kur tani me ardhjen e dimrit dhe rënien e temperaturave, kjo krizë do të ndihet edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Thaçi i shkruan Trumpit, paralajmëron marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweet’i në llogarinë e tij,…

Kurti, deputetëve: Dje kemi paguar dy milionë e gjysmë euro për import të energjisë, ku t’i gjejmë paratë mi pagu këto shpenzime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të…

Gjuajtje në aheng, plumbi plagos tetovaren në shtëpinë e saj

Një grua e moshës rreth 50 vjeçare është plagosur duke qenë në…

Si e kishte dënuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Masakrën në Reçak

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte dënuar ashpër Masakrën e Reçakut në…

Mbi 100 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në…