Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të shtunën se nëse ukrainasit në qytetin e rrethuar të Mariupolit vriten nga forcat ruse dhe nëse Rusia organizon “pseudo referendume ” në territoret e pushtuara, Ukraina do të ndalojë negociatat me palën ruse.

Ai gjithashtu përsëriti gatishmërinë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se “Unë nuk kam të drejtë të kem frikë”, pasi populli ukrainas ka treguar se nuk ka frikë nga ushtria ruse.

“Sa i përket temës së takimit me presidentin e Rusisë, po, do të doja të fillojë përfundimi i luftës. Ka një rrugë diplomatike, por ka edhe rrugë ushtarake. Pra, çdo person i shëndetshëm dhe i arsyeshëm zgjedh gjithmonë rrugën diplomatike, sepse ai ose ajo e di se kështu mund të ndalojë humbjen e dhjetëra mijërave jetëve. Dhe me fqinjë të tillë, qindra mijëra e ndoshta miliona”, tha ai gjatë një konferencë për shtyp, në një stacion nëntokësor të metros.

Zelensky duke deklaruar se “nuk ka frikë” të takohet me Putinin, pohoi se është e vështirë t’i besohet shtetit rus.

“Nuk kam besim te Rusia. Këto nuk janë sinonime, ato janë antonime: Rusia dhe Besimi. Kur ata thonë diçka, fjalët e tyre nuk përkojnë me veprimet e tyre”, ka thënë Zelensky.

Theksojmë se 44-vjeçari pritet ta takojë gjatë ditës së nesërme (e diel) Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur sot se kanë vrarë dy gjeneralë të tjerë rusë në Kherson.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një gazetar meksikan që mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë qëllohet për vdekje, para shtëpisë së tij

Një fotoreporter u qëllua për vdekje të hënën në qytetin e rrënuar…

Zaev paralajmeron zgjedhje të parakohshme

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha…

COVID-19, Zelanda e Re zgjat bllokimin kombëtar

Zelanda e Re ka vendosur zgjatjen e bllokimit të saj kombëtar deri…

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Dendësia e komunikacionit…

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, kërkohet që gjykata t’i urdhërojë mbrojtësit për zbulimin e çdo prove të mëtejshme

(ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Charles L Smith…