Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili po qëndron në Bruksel në takimin e liderëve të BE-së, i është drejtuar të pranishmëve në Parlamentin Evropian.

“Faleminderit për qasjen tuaj parimore dhe energjike, dy cilësi që kanë mbetur konstante gjatë kësaj lufte për Evropën”, tha Zelensky.

“Jam këtu për të luftuar për rikthimin e Ukrainës aty ku e ka vendin”, shtoi presidenti ukrainas.

Sipas tij, vlera e jetës në Rusi është shkatërruar, vetëm ata në Kremlin kanë vlerë. Rusia i sheh njerëzit e saj si makineri që mbajnë armë, tha Zelensky.

“Regjimi rus urren të gjithë drejtësinë dhe diversitetin shoqëror, inkurajon ksenofobinë, përpiqet ta bëjë realitetin çnjerëzor të viteve 30-ta dhe 40-ta realitet sot. Duhet të mbrohemi, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Evropën. Paqja nuk do të jetë e mundur derisa nuk e mundim fuqinë antievropiane”, shtoi ai.

Zelensky theksoi para të pranishmëve në sallën e Parlamentit Evropian, se Rusia dëshiron të shkatërrojë mënyrën e jetës evropiane, por se një gjë e tillë sipas tij nuk do të lejohet të ndodhë.

Është i bindur që Rusia është “fuqia më madhe antievropiane në botë, dhe se presidenti rus Vladimir Putin është një diktator me rezerva të mëdha të armëve sovjetike dhe armë të regjimit diktatorial siç është Irani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti takohet me Abazoviç: Folëm për integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të…

PE miratoi një rezolutë: Beogradi duhet të harmonizohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zbatimin e politikës së përbashkët të…

Erdogan: Turqia u dërgoi ndihmë 17 vendeve në luftën kundër koronavirusit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se 69 vende deri më…

Forcat ukrainase vazhdojnë të zmbrapsin sulmet ruse në Donbas

Forcat ukrainase kanë vazhduar të zmbrapsin përpjekjet ruse për të depërtuar rreth…

Reformimi i Policisë, ambasadori gjerman i dorëzon Çuçit raportin e Policisë Federale

MB: Do të fillojmë punën menjëherë! Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë në…