Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po ndjekë një “politikë të vazhdueshme kriminale të deportimit të popullit ukrainas”, kryesisht në zonat e largëta të Rusisë.

Gjatë adresimit të tij më të fundit, Zelensky tha se mbi 200 mijë fëmijë janë deportuar deri më tani, transmeton Telegrafi.

“Rusia ka marrë me forcë si të rriturit ashtu dhe fëmijët, është një nga krimet më të tmerrshme të luftës. Në total mbi 200 fëmijë ukrainas janë deportuar deri më tani. Këta janë jetimë të marrë nga jetimoret. Por ka edhe prej atyre që ishin me prindër apo nga prindërit e shkurorëzuar”, tha ndër tjera Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, shteti rus këta njerëz po i shpërndan në territore të ndryshme të Rusisë – në veçanti në ato të largëta.

“Kjo politikë e qëllimshme kriminale nuk është vetëm vjedhja e njerëzve, por edhe që t’i bëjë këta ukrainas të harrojnë dhe të mos munden më të rikthehen në vendin e tyre”, tha për fund Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Masakra në Poklek dhe Çikatovë, Kurti: Këto krime të Serbisë nuk mund të zhduken, e as të harrohen

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e saj e ka…

Facebook dhe Instagram bien nga sistemi, kthehen vetëm pjesërisht

Problemet me rrjetin social Facebook kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Për…

Covid-19, dy viktima dhe 49 raste të reja në Maqedoni

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të…

Cili mund të jetë ndikimi në tregjet amerikane me pushtimin eventual të Ukrainës nga Rusia

Nëse Rusia e pushton Ukrainën, tregjet globale të aksioneve mund të kenë…

Edhe 2 viktima nga koronavirusi në vend

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot edhe…