Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe kërkoi që Evropa të mbyllë portet e saj detare për Rusinë, në një fjalim në parlamentin norvegjez, të mërkurën.

Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank.

“Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj,” tha ai.

Zelensky tha se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri.

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”, tha ai.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht në Ukrainë, shkruan CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Suedia në krye të OSBE-së, Linde-Ramës: Morët vendime të rëndësishme

Suedia nga data 1 janar 2021 ka marrë drejtimin e OSBE-në, për…

Kontrolli i policisë financiare, Taravari: Dëshirojnë të bëjnë spektakël!

Kontrollet e shpeshta të policisë financiare në komunën e Gostivarit janë të…

Raketat ruse ‘zhdukin’ aeroportin e Vinnytsia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaron se raketat ruse kanë goditur dhe…

PAPA FRANÇESKU: Jam i lumtur që kam ardhur në vendlindjen e NËNËS TEREZË

Jam i gëzuar që po vij në Maqedoninë e Veriut në 25…

Rusia pranon se ka pësuar humbje të rëndësishme ushtarake në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht të enjten se Rusia kishte…