Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një video-lidhje në Forumin Ekonomik Botëror sot në Davos, se Vladimir Putin ishte i vetmi zyrtar rus që ai ishte i gatshëm të takohej me vetëm një qëllim – t’i jepte fund luftës.

“Pa të (Putin) nuk merren vendime. Dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë… Dhe nëse flasim për një vendim konkret për përfundimin e luftës, atëherë ky vendim nuk do të merret pa të. Dhe pas asaj që ata kanë bërë, ju e dini, ne nuk kemi një dëshirë të madhe për ato takime dhe nuk mund të ketë një dëshirë të madhe për t’u takuar me ndërmjetësuesit. Prandaj, në parim, nuk pranoj asnjë takim me askënd nga Federata Ruse, përveç me presidentin e Federatës Ruse. Dhe vetëm nëse ka një çështje në tryezë – atë për përfundimin e luftës. Kjo është. Nuk ka asgjë tjetër për të folur”, tha Zelensky, raporton Ukrinform.

Presidenti i Ukrainës vuri në dukje se negocimi me Rusinë po bëhet gjithnjë e më i vështirë në dritën, siç tha ai, të veprimeve evidente të ushtrisë ruse kundër civilëve nën pushtim.

Zelensky tha gjithashtu se çdo përpjekje për të kthyer me forcë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në 2014, do të shkaktonte qindra mijëra viktima.

Më herët sot, Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe sanksione maksimale kundër Moskës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke përfshirë një pezullim të plotë të tregtisë me Rusinë, e cila sulmoi vendin e tij tre muaj më parë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një pezullim të plotë të tregtisë me Rusinë, duke përfshirë një embargo ndaj naftës ruse, dhe bëri thirrje për masa kundër të gjitha bankave ruse, pa përjashtim, dhe tërheqjen e të gjitha kompanive të huaja nga tregu rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Simovski: Fushata negative kundër regjistrimit nuk ndikon te qytetarët

Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski në konferencën e sotme…

Osmani: Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e…

Droni turk u bën gjëmën rusëve, tanket “thahen” për naftë

Forcat e Armatosur ukrainase kanë raportuar se po përdorin dronë të Turqisë…

Familjarët e rastit “Monstra” të irrituar nga fjalët e Fetait, na e vrau shpresën për drejtësi

Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” janë shprehur të zhgënjyer nga…

Komisioni Evropian nuk e komenton arrestimin e Katica Janevës

Komisioni Evropian tani për tani përmbahet nga komentet për rastin “Reket” dhe…