Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë apel nënave ruse që të mos i dërgojnë djemtë e tyre për të luftuar dhe të jenë të kujdesshëm kudo që gjenden.

Në një lutje plot emocione, ai tha: “Dua edhe një herë t’i them nënave ruse, në veçanti nënave të ushtarëve rusë – mos i dërgoni fëmijët në luftë në një vend të huaj”.

Ai madje u ka bërë thirrje atyre që të mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje ushtarake ku nuk ka luftime – dhe se duhet të “veprojnë menjëherë” nëse kanë dyshime se po i dërgojnë në luftë në Ukrainë.

Kjo lutje e tij vjen pasi që Rusia të premten për herë të parë ka pranuar për prezencën e rekrutëve nga radhët e forcave të tyre në Ukrainë, ku shumica prej tyre nuk ishin të trajnuar për luftë dhe dhjetëra prej tyre tashmë janë rob lufte.

Duhet theksuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytete të ndryshme ukrainase, përfshirë kryeqytetin – Kievin, ka pasur luftime të ashpra. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Michael Roth: Askush në Europë nuk mund të jetë pro fantazive për ndryshimin e kufijve

Intervistë e Deutsche Welle-s me Ministrin Gjerman të Shtetit për Europën, Michael…

Osmani: Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e…

Bie fasada e Qeverisë, rrezikohet edhe e Prokurorisë! Qindra miliona euro u dhanë për “Shkupin 2014”

Përderisa ende ka objekte nga “Shkupi 2014” që nuk kanë përfunduar, disave…

Aksidenti tragjik, Qeveria shpalli tre ditë zie

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e…

40 raste të reja me Covid-19, shërohen 11 pacientë

Institutin për Shëndet Publik gjatë ditës së sotme ka regjistruar 11 pacientë…