Sorting by

×

Popular Posts

Zelensky: Gati të ndalim sulmet ndaj rafinerive në këmbim të raketave Patriot

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Kievi është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për armëpushim në sektorin energjetik me Rusinë, pas bisedimeve me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe atë britanik, në Nju Jork.

Zelenskyy ka paralajmëruar gjithashtu se Rusia po përgatit një sulm të ri masiv ndaj Ukrainës.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Zelenskyy u takua me presidentin amerikan, Donald Trump. Takimi zgjati 40 minuta dhe u përqendrua në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila po hyn në vitin e pestë.

Në një postim në rrjetin social X, presidenti ukrainas i cilësoi bisedimet si pozitive dhe produktive.

“Si SHBA-ja, ashtu edhe Ukraina dëshirojnë që kjo luftë e pakuptimtë ruse të përfundojë para dimrit. Diskutuam për hapa të mundshëm për uljen e tensioneve, të cilët mund t’i hapin rrugë diplomacisë”, ka shkruar Zelenskyy.

Duke folur për gazetarët në selinë e OKB-së, ai tha se Ukraina është e gatshme t’i ndalë sulmet ndaj objekteve energjetike ruse, nëse Moska ndalon sulmet ndaj sistemit energjetik ukrainas.

Zelenskyy theksoi se gjatë takimit me Trumpin nuk ishte diskutuar mundësia që Ukraina t’i ndërpresë në mënyrë të njëanshme sulmet ndaj industrisë ruse të naftës.

“Ne jemi të gatshëm për një armëpushim energjetik. Nëse ata nuk duan që ne t’i sulmojmë objektet e tyre të naftës, rafineritë e të tjera, ne jemi të gatshëm, me kusht që ata të mos sulmojnë sistemin tonë energjetik, furnizimin me energji elektrike, ngrohjen dhe furnizimin me ujë”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *