Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndalimin e shumicës së naftës nga Rusia dhe u ka kërkuar aleatëve të Ukrainës që t’i japin vendit më shumë armë.

Zelensky tha se vendimi i BE-së për të shkurtuar pjesën më të madhe të importeve të naftës ruse do të thotë se Moska “nuk do të jetë në gjendje të shpenzojë dhjetëra miliarda euro për të financuar terrorin”, shkruan Aljazeera.

Ai shtoi se Ukraina do të bëjë presion për më shumë sanksione, duke thënë se “nuk duhet të ketë lidhje të rëndësishme ekonomike midis botës së lirë dhe shtetit terrorist”.

Zelensky u kërkoi gjithashtu aleatëve perëndimorë të Ukrainës që të sigurojnë më shumë armë të rënda, duke thënë se situata në Ukrainën lindore ku Rusia ka shtyrë ofensivën e saj mbetet “shumë e vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën…

Liderët e G7 shpalosin planin anti-pandemi

Johnson: Të sigurohemi që shkatërrime të tilla të mos përseriten më Udhëheqësit…

Supremja solli vendim – nuk do të ketë gjykim të ri për Rastin e Kumanovës

Për lëndën “Lagja e Trimave” apo siç njihet edhe si Rasti i…

Tensionet në Mesdheun Lindor/ Shtyhen negociatat mes Greqisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s

Shtyhen negociatat midis zyrtarëve turq dhe grekë në selinë e NATO-s me…

ATO: Aktualisht përgjohen 188 numra telefonik

Mbi 180 numra telefonik aktualisht përgjohen në mënyrë ligjore në vend. Këtë…