Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Poloni të mërkurën për t’u takuar me presidentin e vendit Andrzej Duda.

Marcin Przydacz, këshilltar për çështjet e jashtme të Duda, tha se vizita po zhvillohet me ftesë të tij, shkruajnë mediat e huaja.

“Do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike”, tha Przydacz për radiostacionin polak RMF.

“Do të jetë një vizitë zyrtare”.

Ai shtoi se presidenti ukrainas do të takohet me polakët dhe ukrainasit që janë strehuar në Varshavë.

Zelensky u takua për herë të fundit me homologun e tij polak në dhjetor, gjatë udhëtimit të tij nga SHBA.

Ndryshe, më shumë se 1 milion ukrainas u larguan nga vendi i tyre në Poloni pas fillimit të agresionit rus vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sanksionet shkaktojnë uljen drastike të Rublës ruse

Rusia ka një rezervë prej 630 miliardë Dollarë të grumbulluara nga rritja…

Humb betejën me koronavirusin, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell ka ndërruar jetë bë moshën 84-vjeçarepas…

SPAK dorëzon kërkesën për arrestimin e deputetit të dorëhequr të PS-së në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës…

Zbulohen 157 imigrantë në Bogdanc

Një grup imigrantësh është zbuluar në afërsi të Bogdancit, njoftojnë nga MPB.…

Aokigahara, historia e frikshme e pyllit të vetëvrasjeve që ndodhet në Japoni

Çdo vit, deri në 100 kufoma gjenden në pyllin Aokigahara të Japonisë,…