Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymy Zelensky i cili tha se ishte gati të negocionte me Rusinë dhe të heqin dorë nga Krimea.

Stoltenberg thotë se vendet aleate nuk do e pranonin asnjëherë ankesimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

“Vendet e NATO nuk do të pranojnë kurrë një aneksim të paligjshëm të Krimesë. Kemi shprehur kundërshtinë tonë gjithashtu dhe për kontrollin rusë në rajonin e Donbasit”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për një media gjermane.

Stoltenberg shkoi dhe më tej, duke shtuar se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë për të mbrojtur vendin e saj.

Reagimi vjen, pas deklaratës së presidentit Zelensky të premten, ku ai tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dy persona gjenden të vdekur në banesat e tyre

Një person u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën…

Qeveria me pako të dytë të masave për qytetarët dhe kompanitë për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19

Mbështetje financiare për ndërmarrjet nga sektori privat për pagesën e pagave për…

Vaksina amerikane përballet me “Fazën 2”, në shitje në vitin 2021

Kompania Moderna, me qendër në Kembrixh në Massachussetts, bëri kërkesë te henen…

​BE-ja kritikohet për zvarritje të dialogut, kërkohet përfshirje më e madhe e ShBA-ve

Mungesa e rezultateve konkrete në dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian…

Biden zbardh prapaskenat: Kemi marrëveshje me talebanët…

Teksa situata kaotike në Kabul vazhdon, presidenti amerikan Joe Biden iu drejtua…