Presidenti ukrainas, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shprehur se Rusia duhet përjashtuar. Zelensky ka thënë se kjo duhet bërë pasi Rusia është një burim lufte. Ai thotë se një alternativë do të ishte që këshilli të reformohej.

“Atëherë opsioni tjetër do të ishte shpërbërja e vetvetes krejtësisht”.

Po ashtu, SHBA-ja ka përsëritur thirrjen e saj që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se Uashingtoni ka vlerësuar se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në OKB ka thënë në Këshillin e Sigurimit se pjesëmarrja ruse “dëmton” besueshmërinë e këshillit të të drejtave të njeriut, pas “luftës së paprovokuar dhe krizës humanitare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti vlerëson përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Mynih me ministren e…

Sot pritet të vijnë 208 mijë vaksina në Shqipëri

Shqipëria pritet të marrë dhe 208 mijë doza të tjera vaksinash. Lajmi…

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga…

Shqipëri, 169 raste të reja me Covid dhe 4 viktima

Shqipëria ka shënuar sërish një ulje të numrit të infektimeve ditore me…

Zbulohet ushtari që tentoi të abuzojë me kolegen e tij, gjatë kohës që po patrullonin në kazermë

E punësuara në Armatën e Maqedonisë, në Sektorin e Punëve të Brendshme…