Në adresimin e tij më të fundit përmes një videoje të realizuar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë, por lavdëroi forcat e armatosura të Ukrainës që po bëjnë të pamundurën të ndalin avancimin e ushtrisë ruse.

Zelensky deklaroi se është krenar me ukrainasit që po ndalin avancimin e rusëve në rajonin e Donbasit, transmeton Telegrafi.

“Kujtoni se si në fillim të majit, në Rusi shpresonin se do të okupojnë Donbasin lehtë. Është dita e 108 e luftës, në qershor, Donbasi po mbahet fuqishëm”, shtoi presidenti ukrainas.

Deri më tani forcat ruse kanë dështuar në marrjen nën kontroll të Kievit, ku ukrainasit i detyruan rusët të tërhiqen dhe rifokusohen në Donbas.

Ai ka ripërsëritur se akoma nuk ka indikacione që tregojnë se lufta në Ukrainë është pranë fundit – duke theksuar se vendi i tij do të bëjë gjithçka që rusët “të pendohen se çfarë kanë bërë dhe të japin llogari për çdo vrasje dhe sulm mbi këtë vend të bukur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Trupat e viktimave nga zjarri, mbërrijnë në Tetovë

Sapo kanë mbërritur trupat e viktimave që humbën jetën nga zjarri I…

Ndryshimi i drejtimit nga India rreth agresionit rus në Ukrainë

India ka “dënuar pa mëdyshje” vrasjen masive të civilëve në Bucha, duke…

Pas atij në Bucha, zbulohet edhe një varr i ri masiv afër Mariupolit

Një varr masiv shtesë është vendosur pranë Mariupolit, sipas këshilltarit të kryebashkiakut,…

I punësuari në NQP Shkup infektohet me koronavirus

Nga NQP-Shkup thonë se personi nga kjo ndërmarrje i cili tashmë ka…

“Situata në BeH është shqetësuese”: Ministri gjerman kërkon sanksione kundër Dodikut

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë thirrje për sanksione evropiane…