Një zëdhënës i talibanëve tha se afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani ishte një “vijë e kuqe” dhe se asnjë zgjatje nuk do të lejohet.

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden kishte premtuar tërheqjen e trupave deri në afatin e 31 gushtit, ai ka thënë që personeli mund të ketë nevojë të qëndrojë për të vazhduar evakuimin e të gjithë amerikanëve nga vendi.

Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen, duke folur në një intervistë me transmetuesin britanik Sky të dielën, tha “nëse zgjaten, kjo do të thotë se ata po zgjerojnë pushtimin”.

Ai shtoi se çdo zgjatje do të krijojë “mosbesim” midis talibanëve dhe SHBA-së.

Shaheen gjithashtu mohoi se afganët po përpiqeshin të largoheshin nga vendi për shkak të frikës nga talibanët, duke thënë se ata që donin të largoheshin po e bënin këtë për “migrimin ekonomik”.

Ai pretendoi se çdokush që tha se ishin “të frikësuar” nga talibanët kishte “ekzagjeruar”, në një përpjekje për të kaluar në vendet perëndimore.

Që kur ata hynë në qytetin e Kabulit ka pasur skena të përditshme të njerëzve që mblidheshin në aeroport në përpjekje për të ikur nga vendi.

Ka pasur vdekje si rezultat i shtypjes nga turmat e mëdha, dhe madje edhe njerëzit që kapen pas aeroplanëve gjatë ngritjes, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Shaheen gjithashtu kishte pak simpati për familjet e ushtarëve nga vendet e NATO-s që kishin vdekur gjatë përpjekjeve 20-vjeçare për të qetësuar vendin, duke thënë “ata pushtuan vendin tonë”.

Ndërsa ai tha se Afganistani kishte parë “gjakderdhje”, ai pretendoi se “e kaluara është e kaluara”, duke shtuar se “ne duam të përqëndrohemi në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…