Një tjetër arsenal armësh është zbuluar nga Policia e Tiranës, pas hetimeve të thelluara të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për një nga grupet më të rrezikshme kriminale në vend.

Dhjetëra armë e municione të ndryshme ishin fshehur në një depo sekrete në ambientet e ish-ndërmarrjes artistike Migjeni, në pronësi të Sokol Xhures.

Këtë të shtunë në mëngjes, pas hetimeve të reja, agjentët shkuan dhe rrëzuan murin, duke zbuluar depon e fshehur në brendësi. Aty janë gjetur arme të llojeve dhe  kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse, dhe pajisje të tjera luftarake.

Bëhet fjalë për 50 automatik, një snaiper, një antitank, 19 kundër ajrorë, dy mitrolozë të rëndë dhe një i lehtë, pajisje ushtarake, 10 dylbi, 24 predha antitank, tritol, granata, pistoleta, si dhe 53 pushkë.

Sokol Xhura është nën hetim në kuadër të një operacioni të zhvilluar në muajin mars, ku u shkatërruan 18 baza kriminale, me armë të rënda, dhe u arrestuan anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal. Pjesë e tij ishin Gjergj Cukali dhe vëllezërit jamaku, që u kapën si vrasës me pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kanadaja e gatshme të hapë dyert për një milion emigrantë

Kanadaja renditet ndër të parat vende në botë për cilësinë e jetës…

Kurti në Mynih: Serbia bëri krime në Kosovë, t’i hapë arkivat shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih i…

Flasin dëshmitarët që përjetuan ngjarjen në Kroaci: Pothuajse të gjithë flinin, s’e kemi të qartë si ndodhi

Në një hotel në Brodt të Kroacisë ku raportohen se gjenden katërmbëdhjetë…

Pse Europa nuk është e zëshme në rastin “Reket”

Një përgjigje e keni në fb profilin “El Cheka”: Federica Mogherin bashk…

Pamjet nga takimi i delegacioneve ruse dhe ukrainase

Këto janë pamjet e takimit mes dy delegacioneve, të Rusisë dhe të…