Midis nesh

Janë me qindra artistë shqiptarë, të cilët vërtet meritojnë të kujtohen, sepse kontributi i tyre për kulturën shqiptare në përgjithësi dhe artin shqiptar në veçanti, është i jashtëzakonshëm.
T’i harrosh këta artistë (shkrimtarë, piktorë, aktorë, kompozitorë, këngëtarë, balerinë, valltarë etj.), do të thotë të mos u lësh asgjë si trashëgimi brezave që do të vijnë, do të thotë zbehje e kujtesës deri në harresë të plotë të një kapitulli të rëndësishëm të historisë sonë.
Fatkeqësia më e madhe qëndron në faktin se, të dalldisur pas interesave personale e grupore dhe egoizmit të pashmangshëm të përgjegjësve, artistët tanë të shquar nuk përkujtohen as aty ku kishin vepruar dhe lënë një pjesë të gjatë të jetës së tyre, në institucionet përkatëse.
Nuk kemi barë asgjë nëse përkujtimi i disa prej tyre bëhet (në FB nga anëtarët e familjeve të tyre) krejt aksidentalisht dhe kjo fare nuk i lan nga përgjegjësia ata që janë të thirrur dhe të paguar për realizimin e këtyre ngjarjeve mjaftë të rëndësishme për kulturën tonë.
Është e gjatë lista e atyre artistëve, veprat e të cilëve assesi nuk guxon t’i mbulojë pluhuri i harresës, sepse kjo do të thotë edhe zbehje e identiteti tonë kombëtar. Duhet të dëshmojmë se jemi popull vital, nga gjiri i të cilit kanë dalë vlera, të cilat janë bërë pjesë edhe e historisë dhe kulturës evropiane, mbase edhe botërore.
Nuk duhet të lejojmë që të sillemi se gjithçka fillon me ne, pavarësisht shembujve të disa mediumeve që veprojnë në stilin sot për sot.
Gjithsesi duhet të kemi (dhe duhet përgatitur) një kalendar, i cili do ta lehtësonte përkujtimin e artistëve, por edhe ngjarjeve të shumta kulturore. Në këtë drejtim, u takon që të kontribuojnë fakultetet e arteve, pastaj gjuhës, letërsisë, institutet e shumta, akademitë e kështu me radhë, përfshi edhe mediumet e ndryshme. Pra, do të kishim një mozaik të vërtetë të aktiviteteve të ndryshme, të cilat vetëm do ta pasuronin jetën kulturore.
Nuk themi se nuk janë pjesë e kulturës festivalet e ndryshme dhe panairet e shumta të librit, për të cilat ndahen mjete të shumta, përkundrazi, por nuk do të nevojitej asnjë lek nëse organizohet një tubim për t’u përkujtuar, bie fjala, vepra dhe jeta e Ernest Koliqit apo Martin Camajt.
Ndërgjegjësimi i të gjithë faktorëve përgjegjës për begatimin e kulturës shqiptare, është një nevojë e përhershme e mbajtjes gjallë edhe të kujtesë sonë…
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Liria kulturore

Nga Avni Halimi “Qeveritë nuk mund të përcaktojnë kulturën e një populli!…

Reçension: Nusprodukti i një komploti dhe tradhëtie

Kohë më parë u paralajmërua se së shpejti do të dalin në…

NJË TEATËR PËR VEGJËLINË SHQIPTARE

Midis nesh Decentralizimi i teatrit nënkupton idenë e themelimit të “teatrit për…

Kur publiku mbetet në terr!

Letër nga Prishtina Muaj më parë bota u paralajmërua se po hymë…

Shoqatat e shkrimtarëve vetëm në letër

Në vitet 80-ta, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës do të bëhet epiqendra…