Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler deklaruan se vendet e tyre do të kërkonin hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në nivel të Këshillit Europian marsin e ardhshëm.

Në një njoftim për shtyp, të lëshuar nga qeveria kroate pas bisedimeve Plenkoviç-Edtstadler, në Zagreb, thuhet se të dy vendet do të nxisin miratimin e një vendimi për fillimin e negociatave me dy aspirantët në nivel të Këshillit Europian gjatë samitit të 26-27 marsit.

Plenkoviç e informoi ministren austriake për axhendën e presidencës kroate të BE-së dhe përparësitë e saj.

Duke marrë parasysh miratimin e buxhetit shumëvjeçar të BE-së, Plenkoviç bëri thirrje për marrëveshje, e cila gjithashtu do të merrte parasysh të gjitha specifikat e secilit shtet anëtar.

Edtstadler tha se ”Vjena mbështet aktivitetet e Kroacisë për përgatitjet e takimit të samitit të BE-së dhe vendeve të Europës Juglindore”, në fillim të majit në Zagreb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…