Kryeministri Zoran Zaev në duelin e sotëm më liderin e opozitës Hristian Mickoski ka potencuar se VMRO-DPMNE përsëri dëshiron ta bllokoj shtetin për marrje të datës për bisedime me BE-në.

Zaev theksoi se propozimi i PSP-së të jetë repart i veçantë në kuadër të Prokurorisë Publike, duhet të pranohet nga opozita.

Nga ana tjetër, Mickoski insiston se nuk duhet të ketë dallim në rrogat e prokurorëve publik, se struktura ekzistuese e PSP-së nuk është efikase, dhe për këtë shkak duhet që lëndët për krim të lart dhe korrupsion duhet të jenë pjesë e prokurorisë ekzistuese.

Zaev potencoi se VMRO-DPMNE i bllokon proceset reformuese, dhe për këtë shkak është e mundur që të mos merret datë për bisedimet me BE.

Mickoski tha se qeveria e shfrytëzon PSP-në për presione politike dhe nëse Qeveria dëshiron proces fer duhet të pranoj amendamentet e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tetovë, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në Tetovë me fillim nga ora 19:00 janë mbajtur protestat e katërta…

Komuna e Ohrit ka filluar me çrrënjosjen e Palmave të Gruevskit

Në Ohër sot ka filluar largimi i të gjitha palmave të cilat…

Zaev: Të hënën shpalosim listën e deputetëve

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi…

Liberalizohen pagesat kesh, biznesi merr frymë më lirshëm

Me qëllim të uljes së ekonomisë informale në vend, nga një qershori…

Grupi i Kumanovës: Le të votojmë për ndryshim

Nga pjestarët e grupit të Kumanovës: Thirrje në vetëdijesim: Vëllezërve dhe motrave…