Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev pas promovimit të platformës “financa të hapura”, ka komentuar edhe idenë për veting në gjyqësor. Zaev theksoi se vetingu duhet të realizohet, dhe jo vetëm në gjyqësor por edhe në institucionet tjera, mirëpo sipas tij shteti duhet të sigurohet nëse ka kapacitete e duhura për kryerjen e këtij procesi.

“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, të agjencive , ministrive. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave me që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm por tani nuk ka kapacitete si ti mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet.

Zaev mes tjerash theksoi Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetingut shteti mund të has në probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.

“Me sistematizim në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520, ndërsa nëse përmes një vetingu ndodhë që qindra mos ta kalojnë vetingun, ne nuk kemi si ti zëvendësojmë këto kuadro”-pohoi Zaev.

Në forumin e ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup para disa ditëve , eurokomisioneres për drejtësi, Vera Jurova theksoi se Maqedonia e Veriut mund të ndjekë shembullin e Shqipërisë për veting me qëllim  që të sigurohet gjyqësor dhe prokurori me njerëz profesionistë./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…