Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar gjatë intervistës për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës se të dy partitë politike shqiptare BDI dhe PDSH, janë të zhytura në korrupsion dhe se ai posedon materiale që dëshmojnë këtë gjë.

“Sipas meje e që mbase jam më informuar, mund të them se incizimet tregojnë se dy partitë më të mëdha shqiptare, janë shërbëtorë të pushtetit. Qeveria i kontrollon totalisht. E kam të qartë se pse shqiptarët reagojnë kështu. Sepse nuk kanë pasur liderë. Ato kanë qenë të zënë dhe të korruptuar. Pushteti i ka vënë nën kontroll të gjitha partitë. Nuk është qëllimi im të shkatërroj parti politike, por janë persona që kanë bërë keqpërdorime. Nuk janë të gjithë të korruptuar, ka prej tyre që kanë tentuar të lëvizin gjërat. Por, ata kanë pasur mundësi të bëjnë diçka por ka qëndruar pa vepruar asgjë. Po e përsëris që gjithçka që kamë edhe për rastin “mostra” do të publikoj. Për PDSH-në, mund të them se kjo parti ka qenë tërësisht e lidhur me pushteti, edhe pse quhet opozitare. Nuk duhet ta vlerësoj e di pafuqësinë e BDI-së. Është e palogjikshme BDI e cila ka ministrinë e drejtësisë të kërkon monitorim. Mendoj se ka qenë e detyruar të kërkoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Zaev.

Zaev është pyetur edhe nëse ai posedon incizime mes ministrave shqiptarë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë e Kosovës.

Në këtë pyetje, ai është përgjigjur se posedon incizime të kësaj natyre por se të njëjtat nuk do t’i bëj publike, pasi publikimi i incizimeve nuk është veprim etik ndaj pushtetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

09.03.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…