Interesi i Rusisë është që ta pengojë Ballkanin të stabilizohet dhe t’i afrohet BE-së dhe NATO-s, vlerëson analisti amerikan Eduard Xhozef, duke shtuar se bllokada nga ana e Sofjes për Maqedoninë e Veriut është në dobi të interesave të Moskës. Në intervistë për “Zërin e Amerikës” Xhozef thotë se gjendja në Ballkan është përkeqësuar pas luftës në Ukrainë dhe për këtë arsye SHBA-të duhet të reagojnë edhe një herë, sepse Bashkimi Evropian nuk mund të arrijë përparim në rregullimin e pozicioneve, raporton KlanMacedonia.

Eduard Xhozef profesori universitar amerikan i cili për dekada me rradhë i ndjek zhvillimet në Ballkan, bllokadën bullgare në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut e quan “manovrim antidemokratik dhe prorus të Bullgarisë”, duke shtuar se BE-ja në samitin në fund të muajit qershor do të marrë vendim për dalje eventuale nga kjo situatë.

“Kjo bllokadë bullgare është shumë pozitive për Rusinë. Interesi i Rusisë është ta pengojë Ballkanin të ecë drejt stabilitetit, drejt BE-së dhe drejt NATO-s.” – tha Eduard Xhozef, profesor në SHBA.

Bllokada nga ana e Sofjes i ndihmon Serbisë t’i kundërshtojë vendimet e bashkësisë ndërkombëtare, shton Xhozef.

“Serbia është në anën ruse dhe kjo Beogradit i jep pushtet që publikisht ta sfidojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë ose të arrijë marrëveshje për Kosovën kur nuk ka udhërrëfyes të qartë për anëtarësim në BE, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, të cilat kanë ngecur për shkak të vetos bullgare.” – th Xhozef.

Përndryshe zëvëndës Presidentja bullgare Ilijana Jotova pranon se Sofja zyrtare është nën presion ndërkombëtar në lidhje me temën Maqedonia e veriut, por shpreh kënaqësinë që është kthyer optimizmi i Kryeministrit Kiril Petkov për zgjidhje të shpejtë.

“Kjo do të thotë se vetë Qeveria u tërhoq pas. Përndryshe po, vazhdojnë thirrjet telefonike rreth pozicionit bullgar dhe vetos për anëtarësim të RMV-së. Është koha që të jemi të sinqertë dhe të themi se ka presion nga partnerët tanë evropianë, edhe pse formacione politike në Qeveri për një kohë të gjatë nuk e kanë pranuar këtë.” – deklaroi Ilijana Jotova, zv/presidente, Bullgari.

Jotova i ka përsëritur fjalët e Presidentit bullgar Rumen Radev se për momentin nuk ka rezultate të dukshme nga ana e Maqedonisë së Veriut, për plotësimin e obligimeve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fatmir Mediu flet pas zyrtarizimit të aleancës me PD: Jam i gatshëm që të …

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas takimit një-orësh me Lulzim Bashën…

The New York Times shkruan për “Njësinë 29155”, grupin sekret rus që po kërkon të destabilizojë Evropën

Së pari erdhi një fushatë destabilizimi në Moldavi, e ndjekur nga helmimi…

Treni i ri i shpejtësisë së lartë. Do të lëvizë me 600 km/orë

Në Kinë, treni i ri i shpejtësisë së lartë që pritet të…

Në këtë vend të varfër zbulohet diamanti i tretë më i madh në botë

Firma e diamantëve Debswana ka zbuluar një diamant 1,098 karat në Botsvana…

Banorët lajmërojnë policinë pasi në lagje e shohin të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares – ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e…