Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj e ka mposhtur gjermanin Roman Fress në duelin për titullin WBO Inter-Continental në kategorinë kruzer.

Xhoxhaj të shtunën mbrëma në Magdeburg ngadhënjeu në meçin kryesor të mbrëmjes së SES Boxingut.

Dy anëtarë të jurisë vlerësuan luftën në favor të Xhoxhajt me 98:92 dhe 96:94, ndërsa njëri i dha fitoren Fressit me rezultatin 96:94.

Xhoxhaj ia ka rrëmbyer titullin WBO Inter-Continental, Fressit dhe i është afruar një lufte për njërin nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist.

Për Xhoxhajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist karshi dy humbjeve. Ndërkohë Fress ka pësuar humbjen e parë në boksin profesionist pas 15 fitoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Challandes ankohet për mungesat: Kemi lojtarë të rëndësishëm që janë të lënduar ose nuk kanë udhëtuar

Kosova do të luajë përballet Gjeorgjisë nesër nga ora 18:00 në kuadër…

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit.…

Operacioni fshesa te Real Madridi, këta janë pesë lojtarët e parë që do të largohen

Shumë ndryshime pritet të ketë te Real Madridi për edicionin e ardhshëm,…

Messi është pranë largimit sensacional nga Barca, por cilat janë pengesat dhe si mund të ndodhë transferimi eventual

Vendimi i Lionel Messit për t’u larguar këtë verë nga Barcelona e…

A do të shtyhet futbolli deri në vitin 2021? Reagon UEFA

Zërat se OBSH ka urdhëruar të ndalohet futbolli deri vitin tjetër janë…