(Shaqir Fetai në vazhdën e një “interviste” në një televizion nacional, veç tjerash përgjigjet edhe për “premtimet” që i paska dhënë kur u instalua nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së. Ndonëse insiston në pytje nga xhemati për çdo gjë që u intereson atyre, ja që xhemati nuk interesohet por shtron pyetje palidhje! Kështu pallamudë Shaqir Fetai! Në vazhdim do ta analizojmë përgjigje për përgjigje)

Nga Demir Zimeri

A është në vijë të asaj që e paska premtuar Shaqir Fetai kur u instalua nga qarqet antiislame në krye të BFI-së, kur BFI-ja u bë për herë të parë në historinë e vet me “reis” të instaluar nga qarqet që nuk ia duan të mirën as fesë dhe as kombit! Jo se qenka në vijë të plotë por, ai gjithkund, në ço takim me xhematin, po e lutkëka që të pyesin gjithçka që u intereson atyre si dhe të kërkojnë që të ofrojnë propozime e projekte që të përmirësohet jeta fetare në Maqedoninë e Veriut. Madje edhe jashtë, e paska provuar këtë gjë! Këto ditë paska qenë gjithandej nëpër botë, në Itali, në Zvicër (dhe, këtu përfundon bota e Shaqir Fetait, në pjatën e “qevabçiçi”!) dhe, pas çdo ligjerate që i paska mbajtur ai, paska instituar që të pyetet nga xhemati për çdo gjë që u intereson atyre! Por, ja që, xhemati, si duket palidhje, nuk pyet gjëra çfarë pret Shaqir Fetai por, pyesin gjëra palidhje!
Shaqir Fetai nuk do të bindet se xhemati e lexon dhe e njeh më mirë se sa që pretendon se e njeh ai vetëveten! Xhemati e nuhat se Shaqir Fetai flet sikur i dehur, flet si i përhanë, flet kopalla dhe, xhemati bindet se ai nuk di gjë por vetëm “vergllatë” pallavra! Xhemati nuk dëshiron që ta vërë në pozita të rënda injorantin dhe hipokritin që nuk ka lidhje me atë se çfarë flet! Prandaj, edhe xhemati luan “mastrapalla” me Shaqir Fetain, duke e pyetur gjëra krejt palidhje! Shaqir Fetai edhe nuk mund ta kuptojë veten se është totalisht duduk edhe ofendon se pse xhemati nuk ia provokon “intelegjencën” por e lodhin me gjëra të kota!
Kjo qetësi totale paska depërtuar edhe te xhematlinjtë tanë, thotë Shaqir Fetai! Qetësi totale i duket kjo! Mosreagimi i myslimanëve për instalimin e tij nga qarqet antiislame i duket qetësi totale! Ndërsa po vlon, brenda BFI-së po vlon, janë shfaqur grupe e grupacione, secili tërheq kah vetëvetja, secili refuzon, bojkoton e shantazhon njëri tjetrin, xhamitë po i rrëshqasin nga duart, xhemati gjithnjë e më shumë po defunksionalizohet dhe po dezorientohet tërësisht! Dhe krejt kjo, Shaqir Fetait i duket heshtje totale!
Megjithatë, kur myslimanët (në veçanti shqiptarët) e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar kundër një kuadri që e ka emërtuar pushteti politik në çfarëdo pozite? Kur shqiptarët e këtushëm kanë refuzuar apo janë ngritur kundër një kuadri të emërtuar pa dëshirën dhe pa miratimin e tyre? Asnjëherë, sepse, gjithmonë kanë qenë të shtypur e të keqtrajtuar nga pushtetet antishqiptare, kësisoj, nuk kanë reaguar as kundër çfarëdo caktimi të personave në krye të tyre. Thjesht, me mjeshtri e kanë refuzuar! E kanë pritur, e kanë gostitur, i kanë buzëqershur por, thjesht, e kanë injoruar. Nuk i kanë shtruar pyetje që u ka interesuar atyre, por e kanë peytur,peër shembull, për lakrat e Radivojcit, për specat e Presillës etj. Shqiptarët mezi kanë pritur qetësi dhe rehati nga pushtetet antishqiptare.
Me gjasë, Shaqir Fetai do ta thyej këtë traditë! Do të bëhet viktimë e parë e protestave myslimane me qëllim që pushteteve t’u bëhet me dije që kurrë më mos të provojnë që popullit mysliman dhe popullit shqiptar t’ia imponojnë si “gomarin në krye të karavanit me deve”!
Kjo heshtje totale e myslimanëve, sipas Shaqir Fetait, qenka shpërblyer me 68 për qind të hyra më shumë se një vit më parë në arkën e BFI-së! Nga hynë këto të ardhura? Nga lumturia e xhematit? Ngase xhemati shumë të kënaqur me Shaqir Fetain dhe, hajde, thanë, ta darovisim Shaquan, me sa më shumë para! Po pse rrenë Shaqir Fetai? Pse rrenë sa është i rrumbullaktë! Pse nuk e tregon të vërtetën se, ato të hyra ishin kryekëput nga denacionalizimi i vakëfit të Shkupit, i cili, i ktheyer në letra me vlerë, gati gjysmën ia mori Shaqir Fetai, si shantazh për këtë kthim! Shaqir Fetai, meqë është njeri i pushtetit maqedonas, meqë po ia arrinë që t’i marrë ato letra me vlerë të cilat duhej të jepeshin që nga viti 2010, ai ua merr haraçin myftinive për këtë pelivanllëk dhe, thotë pastaj, shikoni sa më do xhemati, për 68 për qind më shumë. Dashurinë e xhematit Shaqir Fetai e llogaritë me para: sa më shumë para, dashuria aq më e madhe dhe, nuk e llogaritë këtë “dashur” si përgjigje ndaj obligimeve fetare që e ndjenë xhemati. Fakti që niveli i pagesës së fitrit dhe zeqatit në BFI ka një rënie të dukshme kjo nuk do të thotë se po bie dhe dashuria e xhematit, sepse xhemati është i kujdesshëm që me paratë e veta mos ta trashë edhe më shumë haramin, mos t’ia krijojë mundësinë Shaqir Fetait që të tallet me djersën e xhematit.
Edhe diçka, po pse bëhët kaq pis burrë dhe nuk e pranon se gjatë viteve të krizës, si pasojë e koronavirusit, Shaqir Fetai është paguar nga buxheti i shtetit? Kanë hyrë qindra mijëra euro në BFI pas kërkesës këmbëngulëse të Sulejman ef. Rexhepit që me rastin e mbylljes së xhamive të paguhen të gjithë hoxhallarët, me rrogë, nga paketat ekonomike që i përgatiste shteti si ndihmë sociale për organizata, firma e subjekte të ndryshme të vendit, që prekeshin më së shumti nga Kovid 19! Këto, pra, janë ato para të cilat Shaqir Fetait ia kanë rritur buxhetin për 68 më shumë se në vitet e kaluara! Shërbimi paguhet, normalisht! Paguhet edhe instalacioni i pushtetit, i cili nuk guxon të dështojë, sado që mund të kushtojë kjo përzierje e ndytë e pushtetit politik në institucionet fetare. Në një intervistë të parafundit Shaqir Fetai vetë pranon (si abdall) se shteti tash e gjashtë muaj po i ndihmon financiarisht!
Thotë se BFI vitin që e lamë pas e ka kaluar pa fije borxhi! I ka hije të rrejë një “hoxhë”?! Po objekti i ish-selisë së Muftinisë së Shkupit! A nuk është në hipotekë bankare për një borxh të madh ë? Po mospagimi i sigurimeve pensionalo-invalidore ndaj hoxhallarëve, a nuk është edhe ky një borxh i trishtueshëm ! Po borxhi i tmerrëshm në ujë e në rrymë si dhe në pastrim higjienik. Apo këto nuk i llogarit borxhe Shaqir Fetai por, borxhe i llogaritë vetëm pagesat e honorareve të majme si dhe të mëditjeve që i vinë duke shëtitur b… poshtë e lartë krejt në emër të BFI-së?!
Në mungesë të këtj borxhi, Shaqir Fetait po u hapkan dyert drejt realizimit të programeve! Aman, plasi, vdiq opinioni i gjërë që të njohtohet vetëm me fjalën “program” të programeve të Shaqir Fetait! Kurrë nuk ia tha opinionit se kush janë ato programe, si duken ato programe, sa janë të kushtueshme ato programe, kush janë menaxherët e atyre programeve, ku realizohen ato programe…
Heeej kaq shumë paska dalur i susesshëm, madje ballëlartë po i shkuaka xhematit “ja ku jam para jush” që t’ju falënderoj për kontributin e juaj për mirëmbajtjen e Medresesë Isa Beu me katë nëndegët e saj (nocion partiak!), për mirëmbajtjen e mbi 800 xhamive si dhe të 1200 nëpunësve të BFI-së! Po më herët si ka qenë vallë? Nuk ka qenë po ky xhemat donatori i vetëm i zhvillimit dhe avancimit të jetës fetare? Apo, krejt kjo po ndodhkëka vetëm në kohën që kur u instalua Shaqir Fetai nga qarqet antiislame në krye të BFI-së!
Shaqir Fetai ashtu siç është shembulli më tipik antiislam, ashtu edhe përçon shembull më antiislam! Shaqir Fetai u desht që të tradhëtojë, që t’i rrejë bashkëveprimtarët e vet dhe, krejt në fund, u desht që t’ia fusë thikën pas shpine njeriut më meritor për “karrierën” e tij dhe, tashti nis e mburret se si po i shkoka vaj në sferën ekonomike! Do me thënë, mundohet ta imponojë shembullin më të poshtër – gjithkush që dëshiron ta ketë krejt vaj, duhet që të tradhëtojë, të spiunojë, të bëjë vepra kriminale! Shaqir Fetai e përçon këtë mesazh fare pa u frikësuar se dikush mund ta trasojë rrugën e tij dhe ta spostojë nga kolltuku, sepse, ai ka nevojë që mos të ngelë vetë në historinë e BFI-së, mos të ngelë ky shembull i turpit e i mëkatit porse në këtë vorbull dëshiron të tërheqë sa më shumë!
E vemtja detyrë e Shaqir Fetait qenka që të dalë para xhematit dhe t’i falënderojë ata për këtë kontribut! Nuk po kërkuaka asgjë nga xhemati, ai po dilkëka para tij për falënderime! Sërish po rrenë, sepse ai nuk del para xhematit, ai kurrë nuk falënderon, ai është hipokrit, ai del me plane mirë të paramenduara: kryerjen e “namazit” dhe ikje në “çerdhen” e vet, ose, kur është i sigurtë me xhematin (që është i sojit të tij) e shtron paksa muhabetin edhe më gjatë!
Falënderimet e BFI-së, e të gjitha organeve të Institucionit janë të përjetshme ndaj xhematit, për çdo kontribut të tyre madje edhe portiri më i fundit falënderon “Zoti kabull ua bëftë”, “Zoti sevap ua shkroftë”, “Zoti ju paftë me të mira e ua shtoftë bereqetin”, “Zoti gjithmonë ju dhashtë”… Pra, BFI-ja nuk e pret Shaqir Fetain që të “falnderohet” ku t’i teket atij por, ky falënderim është i nënkuptueshëm edhe fare pa ekzistuar Shaqir Fetai.
Vetëm një hipokrit si Shaqir Fetai, vetëm një faqezi si ky mahluk mund të thotë se gjërat janë “transparente” se, çdo gjë regjistrohet dhe se çdo gjë e di xhemati! Pse a Shaqir Fetai po e kaluaka ditën duke raportuar për shpenzimet ditore të BFI-së? Po ku e raporton këtë gjë, sepse, një është më se e sigurtë, para xhematit kurrë nuk ka dalur me asnjë pasqyrë financiare, me asnjë llogari përfundimtare, kurrë! Një Zot e di se ku mund të raportojë!
Unë, edhe tani u them xhematit, thotë Shaqir Fetai, urdhëroni, pyetni! Por, kur u vendos që të pyetet kësaj radhe në Zvicër, sapo e hetoi se puna ishte shumë serioze, u detyrua të ikë dhe ta shkurtojë axhendët e vet për katër ditë më herët! Ndërsa, nga ana tjetër, krejt bota e di se Shaqir Fetai tmerrohet nga debatet publike, shashtiset me ba e me e detyru dikush të dalë në një debat televiziv me oponencën e tij, e cila, është me fakte e argumente po aq sa është i rëndë vetë Shaqir Fetai! Transparencë sot llogaritet debati publik dhe jo, rrenat se ky po shkuaka xhami më xhami duke i njohtur xhematlinjtë me atë se çfarë ndodhë në BFI.
Po ta dinë xhematlinjtë se çfarë ndodhë në BFI do të ishin lodhur duke e pështyrë në fytyrë, ashtu siç po lodhen duke ia sharë emrin e shallin!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Problemi i parave: Edhe sa kohë mund ta vazhdojë Rusia luftën në Ukrainë?

Nga Robert Farley “19 Forty Five” Edhe sa kohë ka mundësi Rusia…

Pritje madhështore në “qevapçillnicë”

Në manifestimin qendror të organizuar nga “rijaseti” me rastin e Natës së…

Teatri

Teatri si godinë është vendi ku shikohet dhe përjetohet katarsisi (spastrimi shpirtëror).…

Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile…