Kryetari i Kryesisë së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, sot u bëri thirrje autoriteteve kroate të ndalen në përzierjen e punëve të brendshme të vendit të tij.

Pas ceremonisë në nder të fëmijëve të vrarë në Sarajevë gjatë rrethimit serb të qytetit nga viti 1992 deri në 1995, Xhaferoviq deklaroi se nuk dëshiron të polemizojë me ata që shpesh herë e komentojnë situatën në BeH, “sepse kjo plotësisht mund të kontribuojë në përkeqësimin e saj”, dhe u bëri thirrje fqinjëve ta “lënë në paqe” vendin e tij.

“U këshilloj fqinjëve tanë, duke e përfshirë edhe Republikën e Kroacisë, ta lënë BeH-në në paqe. Do t’i rregullojmë marrëdhëniet tona ashtu siç mendojmë se duhet të rregullohen. Ne jemi shtet i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht dhe ata sipas Marrëveshjes paqësore të Dejtonit kanë obligim ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së”, tha Xhaferoviq.

Ai shtoi se nuk ka për qëllim të ndërmarrë kurrfarë hapa të cilat plotësisht do ta përkeqësojnë situatën në vend, ndërsa të njëjtën e pret edhe nga vendet fqinje.

“Ajo që po bëhet është në të vërtetë ndërhyrja në punët e brendshme të BeH-së,” tha Xhaferoviq, duke aluduar në deklaratat nga Kroacia që sfidojnë ligjshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të BeH-së të planifikuar për më 2 tetor.

Xhaferoviq porositi se këto zgjedhje gjithsesi do të mbahen dhe atë në pajtim me ligjin e vlefshëm, të cilin, secili ka obligim ta respektojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ndërmjetësimi nga BE e vetmja altrenativë e zgjidhjes së kontestit Bullgari-Maqedoni e Veriut

Shkruan Agron Shaqiri / Mosmarrëveshja që Bullgaria i imponon Maqedonisë së Veriut…

Macron dhe Scholz do të flasin me presidentin kinez

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të mbajnë…

Nisin përgatitjet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, potencoi se gjatë kësaj jave të gjitha…

Presidentja Osmani në Deçan: Rast shumë i çuditshëm, të helmuarit u furnizuan nga dy burime uji

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën…

Protestuesit e zemëruar përleshen me policinë në Britani

Qindra protestues të zemëruar u përlplasën këtë të shtunë me policinë britanike.…