Arianit Xhaferi
Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në xhami të falin Bajramin edhe politikanët kriminelë dhe hajdutë, edhe tregtarët mashtrues, edhe uzurpatorët e pronës publike, edhe pronarët e bixhozit bashkë me kumarxhinjtë, edhe ata që bëjnë si të çmendur me veturat e motorët e tyre nëpër qytet, edhe ata që ju shesin drogë të rinjëve, edhe ata që hedhin plehrat dhe mbetjet e kurbanit në lum, në fushë, në mal, edhe ata tipat që parkohen në rrugë dhe shaktojnë kaos në trafik, edhe ata hoxhallarët që heshtin para të keqes, edhe ata gjykatës të korruptuar, edhe ata policë që mbyllin sytë para “të fortëve”, edhe ata gazetarë që fshehin të keqen dhe shërbejnë si megafonë të partisë, edhe stërvajnat, edhe llojlloj mashtruesi, gënjeshtari, dallaverxhiu, fëlliqësire…
Do ketë shumë njerëz por shumë pak prej tyre meritojnë një vend për të falur namazin e Bajramit në xhaminë e lagjes…