Programi Botëror i Ushqimit (WFP) bën thirrje për më shumë qasje në territoret siriane e prekura nga tërmeti për të për të rimbushur furnizimet e ndihmave që janë zbrazur, ku edhe drejtori ekzekutiv i organizatës  e quajti situatën në veriperëndim të Sirisë “katastrofë përtej katastrofe”.

“Furnizimet që kemi po zbrazen, posaçërisht racionet e gatshme dhe ato duhet të rifurnizohen shpejt. Për ta bërë këtë, na duhet qasje”, thotë David Beasley, drejtor i WFP-së, raporton CNN.

Më herët, ndihmat janë sjellur në veriperëdim të Sirisë përmes Turqisë nga kalimi në Bab al-Haëa, si e vetmja pikë hyrëse nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Meqenëse, rezoluta e propozuar për më shumë hapje të kufirit midis Turqisë dhe Sirisë ka marrë veto nga Rusia dhe Kina.

Tjetra rrugë ishte përmes “pikëkalimeve” që vinin ndihmat nga territori i qeverisë siriane në veriperëndimin e rebelëve.

“Një pikëkalim i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit është rihapur, por rrugët e dëmtuara dhe kontrollet e ngadalshme doganore po e pengojnë shumë lëvizjen. Ne duhet të rrisim operacionet e pikëkalimeve përbrenda Sirisë. Nuk është koha për të politizuar ndihmat”, tha Beasley.

WFP synon të sjellë ushqim të gatshëm për gati 100 mijë njerëz në veriperëndim të Sirisë dhe të ketë porcione të rregullta për 1.4 milionë për shpërndarje së bashku me partnerët.

Mirëpo, organizatës i duhet ende 700 milionë dollarë të ushqejë rreth 6 milionë njerëz në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Hamdi Ndrecaj ka dy fjalë për Zoran Zaevin

ZORAN ZAJEV JU JENI AJ QE JAVE LESHUAT PRUSHN NE DORE SHQIPETAREVE…

Emërohet këshilltari special nga prokuroria për të trajtuar dokumentet e klasifikuara të Biden

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland, e ka emëruar një këshilltar…

Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji

Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të…

Bërnabiq i reagon Borrellit pas kërkesës për heqjen e tyre

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryediplomatit evropian Josep…

Macron: Jam i shqetësuar me veprimet e fundit rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më herët pohoi se ka diskutuar me homologun…