Koalicioni Vetëvendosje-LDK në Kosovë po njëson programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ndërkohë, nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kontestuara dhe të diasporës, sikurse hetimet për zarfet e ardhura nga Serbia.

Dy partitë fituese në Kosovë kanë gjetur dakordësi për parimet e bashkëqeverisjes, të cilat pritet t’i zbërthejnë më tej javën e ardhshme.

Pas takimit të parë koordinues, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, njoftoi se në fokus të diskutimeve me kolegët e Lidhjes të Demokratike ishin temat dhe reformat që e presin ekzekutivin e ri.

Konjufca: Ne kemi shumë nevojë për reforma të thella në drejtësi, në arsim, në shëndetësi, në administratë. Pra janë folur me shumë reformat sektoriale, për të cilat ne kemi nevojë. Nuk është folur as për ministri dhe as për ndarje tërësore të ndryshme.

Rezultatet paraprake të 6 tetorit nxorën Vetëvendosjen si partinë më të votuar me 25,5 për qind, ndjekur nga LDK-ja me 24,8 për qind, PDK-ja 21,2 për qind, dhe AAK-PSD-ja 11,5 për qind, dhe Nisma-AKR shumë afër pragut prej 5 për qind.

Për vendvotimet e apeluara, procesi i numërimit do përfundojë javën e ardhshme, sipas koordinatorit Burim Ahmetaj.

Ndërkohë që pritet të vijohet me votat e Diasporës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dërguar letër Bashkimit Europian në lidhje me aludimet e palës kosovare se disa kuti me zarfe të ardhura nga Serbia ishin spërkatur me lëndë helmuese dhe për pasojë i shkaktuan alergji disa numëruesve vendorë.

Zëdhënësja Maja Kocijancic u përgjigj të premten se BE-ja po pret rezultatet e ekspertëve kriminalistikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…