Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekalruar se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat. Ndërkaq, lidhur me vendimin për dokumentet , ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

Gjatë një konference për media në Beograd më 27 gusht, Vuçiq tha se me Kosovën nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema.

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.

Sipas presidentit serb, bisedimet me Kosovën ishin “interesante”, por “të pasuksesshme”.
Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.

“Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, tha Vuçiq.

“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Incident i dyshimtë me zjarrvënie në Korenë e Jugut – humbin jetën shtatë persona

Shtatë persona janë vrarë në një incident të dyshuar me zjarrvënie në…

Ilire Dauti: Qeveria ka humbur rrugën në oborrin e vet

Sonte në emisionin Art i Financës në Klan Maqedoni janë të ftuar…

Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në Ulqin, dyshohet të jetë i ish-shefit të policisë i cili nga 27 maji u shpall i zhdukur

Në rrugën Shën Gjergji në Ulqin të Malit të Zi, të martën…

Konjufca: Qeverinë duhet ta bëjmë pa Listën Serbe

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, ka thënë se qeveria e…

Izetbegoviq i drejtohet Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Kryetari i Partisë kryesore boshnjake të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA),…