Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se Kosova nuk do ta ketë të lehtë të bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, për shkak të rezistencës së fortë të Spanjës dhe Hungarisë.

Ai tha se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

I pyetur nga  gazetarët për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata nisen nga parimi se ‘forca nuk i lutet Zotit’. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një ekuilibër pak më ndryshe i pushtetit për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare, që është situata tani, brezi im apo i juaji, për këtë më vonë”, tha presidenti i Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se autoritetet kanë njoftuar komandantin e KFOR-it dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, për lëvizjet e reja të Prishtinës, hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bastisje në Prilep, policia gjen armë dhe municione

Sot (07.09.2022) në ora 08:30, në fshatin Debreshtë, rajoni i Prilepit, zyrtarë…

Pas heqjes së kufizimeve, Suedia heq edhe testimin për COVID-19

Suedia ka ndalur testimin në shkallë të gjerë për COVID-19 edhe te…

Zyrtari i PD-së përballet me të papriturën, ja çfarë i ndodhi gjatë natës

Makina e kryetarit të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës, Ariston…

Humza Yousaf bëhet myslimani i parë në krye të partisë në pushtet në Skoci

Humza Yousaf është zgjedhur lideri i parë mysliman i Partisë Kombëtare Skoceze…

Edhe 13 të vdekur dhe 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…