Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Kosovës që të anulojë aktgjykimin e deputetit të Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, të cilit Gjykata e Apelit ia ka konfirmuar dënimin me dy vjet burg për mohimin që i njëjti ia ka bërë ma Masakrës së Reçakut.

Vuçiq thotë se në rast se nuk anulohet ky vendim, atëherë marrëveshja e Brukselit nuk do të ekzistojë më.

I pari i shtetit serb, është pyetur se në rast se vendimi kundër Todosijeviqit nuk anulohet, a mund që Lisa Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhe, ai tha se të gjitha vendimet janë të mundshme.

“Nëse vendimi i Todosijeviqit nuk anulohet, është e qartë për ju se marrëveshja e Brukselit, me vendim të shqiptarëve, nuk ekziston më, kështu që atëherë të gjitha vendimet janë të mundshme”, është shprehur Vuçiq, shkruan Kossev.

Tre ditë më parë, Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore të dhënë për deputetin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, me dy vjet burgim për një deklaratë të bërë në mars të vitit 2019 ku kishte deklaruar se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit u dënua nga udhëheqja shtetërore serbe, Lista Serbe dhe disa organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë.

Të gjithë ata shprehën të njëjtën pikëpamje – se vendimi i Gjykatës së Apelit shkel Marrëveshjen e Brukselit për Drejtësinë, e cila përcakton se në rastet që vijnë nga zonat me shumicë serbe, mund të vendosin vetëm dhomat e veprimit, në të cilat janë dy persona me kombësi serbe dhe një person me kombësi shqiptare.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Bashkimi Europian, duke thënë se Kosova s’e ka respektuar Marrëveshjen e Brukselit ku është dakorduar se “Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serbë të Kosovës që do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…