Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndërkombëtarët në vitin 2013, para se të arrihej Marrëveshja e Brukselit, i kanë kërkuar që 2/3-at e policëve në veri të jenë shqiptarë.

Ai, në një intervistë për televizionin serb “Prva”, tha se ka pasë presion të madh ndërkombëtar që ta pranojnë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

I pari i Serbisë tha se kanë refuzuar këto dy kërkesa, pavarësisht presioneve për të cilat thotë se mund të shkruajë roman, dhe të njëjtat nuk janë përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar mes atëherë kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq.

“Unë mund të shkruaj një roman për ato netë. Ata kërkuan që dy të tretat e policëve në veri të Kosovës të jenë shqiptarë dhe të jemi dakord që Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha ai duke shtuar se e mori një vendim tjetër krye në vete.

“Më pas ne refuzuam dhe filluan presionet e mëdha, por në fund ata pranuan që marrëveshja e Brukselit duhet të arrihet pa këto dy kushte. Vlerësova se mund të largoheshim nga këto kërkesa. Me gjithë presionet e tyre ishte vlerësimi im racional se mund ta bënim këtë”.

Presidenti serb në këtë intervistë tha se Serbia aktualisht është në një pozitë shumë të vështirë politike dhe ekonomike, duke shtuar se s’mund ta fshehë këtë shqetësim, edhe po të dojë./Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vitia: Krantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë – të lihen anash dallimet politike për shkak të gjendjes së Coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me drejtorin…

Ish-agjenti i SHIK-ut përmend emrat e atyre që tradhtuan “Grupin e Kumanovës”

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka…

Shënohen 68 raste të reja me koronavirus

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve…

Rekord pas rekordi: India regjistron mbi 126 mijë raste të reja me coronavirus

India sot raportoi 126.789 raste të reja të coronavirusit, rritja më e…

Zaharieva: Shkupi shkeli marrëveshjen e 2017-ës

Kryediplomatja bullgare, Zaharieva e prerë se fqinjësia duhet të bëhet pjesë e…