Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova nesër do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Madje, ai thotë se një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Bruksel.

“Situata është shumë komplekse për ne dhe nesër do të jetë edhe më e vështirë sepse zonja [Donika] Gërvalla e ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim [në Këshillin e Evropës]”, tha ai, shkruan mediumi serb B92.

I pari i Serbisë ka thënë se menjëherë do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të reagojnë politikisht, nëse kjo gjë ndodh.

“Ne do të caktojmë një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në 36 orët e ardhshme dhe do të reagojmë politikisht. Nuk do të jetë aq e lehtë për ata që mendojnë se mund të na shantazhojnë dhe të na bëjnë presion”, deklaroi ai nga Brukseli ku po merr pjesë në darkën e organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiq paralajmëroi se do të luftojnë në skenën ndërkombëtare për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë ka kërcënuar vazhdimisht Kosovën se nëse aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të përgjigjen “seriozisht”.

Këtë e bëri edhe sonte në Bruksel, ndërsa në adresimin nga Beogradi pas kthimit nga Berlini – ku ishte takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Albin Kurti – kishte thënë se do “t’i tregojnë dhëmbët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OKB do të publikojë raportin për të frenuar ngrohjen globale

Aktualisht numri i fatkeqësive të lidhura me motin është pesë herë më…

Abdulla Mehmeti: Askush nuk mund ta cenojë pronësinë intelektuale të tjetërkujt

R e a g i m ASKUSH NUK MUND TA CENOJË PRONËSINË…

Izrael, turmën e kapë paniku – mbi 38 të vdekur

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në Izrael, pasi paniku e…

Katër viktima nga Kovid-19 dhe 19 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar katër viktima…

Edhe personat e famshëm në mbarë botën reagojnë ndaj Izraelit

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje…