Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar për herë të parë publikisht, se në veri të Kosovës, më 31 korrik, ishin shfaqur serbë, të rinj e të vjetër, siç thotë ‘’për ta mbrojtur Kosovën nga agresorët’’.

Anise pohon se këta serbë, ishin ‘me uniforma, por të paarmatosur’.

”Për herë të parë u shfaqen fytyra, të rinj dhe të vjetër, me uniforma të ndryshme që kërkojnë të mbrojnë veriun e Kosovës nga agresorët. Kur ata të rinj të kombësisë serbe u shfaqën pa armë, i gjithë populli, të gjitha gratë në zonat urbane, zbritën për t’i përshëndetur dhe për t’u thënë ‘Mirë se erdhe liri’ ”, citon kossev, të ketë thënë ai.

Këto deklarime Aleksandar Vuçiq, i dha në një seancë që po mbahet në Kuvendin e Serbisë ku në rend dite është dialogu me Kosovën dhe marrëveshjet e deritashme përfshirë atë të fundit, për dokumentet e idenfitikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të shtëna me armë në 2 shkolla në Brazil, vdesin 3 nxënës, 11 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën…

Akademikët gjermanë kundërshtojnë krijimin e emrave me gjini asnjanëse

Një grup i akademikëve, shkrimtarëve dhe humoristëve gjermanë e kanë tensionuar edhe…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i vlerëson vdekjet e civilëve në Bucha si “brutale”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të dielën e quajti vdekjen…

Fondi Monetar Ndërkombëtar: Pandemia COVID-19 po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të pandemisë COVID-19 po ndodh më…

UNHCR publikon një fotografi të rrallë të refugjatëve kosovarë, të dëbuar në Shqipëri

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, kanë publikuar një…