Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka porositur autoritetet në Kosovë duke i lutur që të mos e padisin Serbinë për gjenocid. Ai tha se ndërkombëtarët që po deklarohen se janë kundër ndryshimit të kufijve nuk e thonë të vërtetën, sepse pikërisht ata janë për ndryshim kufijsh, por vetëm të Serbisë.

“Padinë kundër Serbisë për gjenocid, mund ta bëni vetëm përmes një shteti tjetër, Shqipërisë. Kjo do të nënkuptonte fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë ju paralajmëroj dhe ju lutem mos e bëni këtë”, theksoi Vuçiq, për “TV Pink”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që, siç thotë ai, ende po përkundin dhe shikojnë Prishtinën si fëmijën e tyre, të mos e bëjnë atë, transmeton Telegrafi.

Vuçiq vuri në dukje se, “ndërkombëtarët që thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, nuk po thonë të vërtetën, sepse ata në të vërtetë janë në favor të ndryshimit të kufijve”.

“Gënjejnë hapur, ata janë vetëm për ndryshimin e kufijve të Serbisë. Sa herë që ata thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, unë them ‘ti je edhe një hipokrit tjetër që dëshiron të ndryshojë kufijtë që u arrit me forcë kur kishim një qeveri të paaftë në Serbi’. Thoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve, kurse  në Kosovë e justifikoni atë me kinse një katastrofë humanitare. A nuk ishte një katastrofë më e madhe në Irak, pse atëherë nuk e ndatë Basrën nga Bagdadi?”, tha ai, duke shtuar se kjo flet vetëm për hipokrizinë e atyre.

Siç tha ai, kur shtron pyetjen – se pse disa kanë të drejtë të vetëvendosjes dhe të tjerët jo – ata, siç tha ai, i thonë, se duhet të shikojë për të zhvilluar ekonominë [e Serbisë].

“Çfarë do të ishte një Serbi e suksesshme në interesin e tyre? Për Evropën një Serbi e suksesshme është Serbia pa Kosovën. Prandaj ata [Kosova] janë kundër Mini Schengenit, kundër politikës ‘Ballkani ballkanasve’. Ata gjithmonë duan t’i ngrenë të tjerët kundër nesh, në mënyrë që Serbia të mos jetë e  fortë, të  mos jetë dominuese”, përfundoi Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjysmë milion të vaksinuar në Shqipëri, njoftoi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar, se numri i të vaksinuarve…

Sulmi kundër familjes myslimane në Kanada “ishte i planifikuar”

Drejtuesi i një kamionçine në Kanada, i cili u përplas për pesë…

Ndodh në Gostivar: Qytetari e ‘fluturon’ policin me makinë

Sot është shpërndarë një video ku shihet një qytetarë pas ndalimit të…

Kremlini arreston një përkrahëse të Navalnyt, doktoreshën ruse Anastasia Vasilyeva

Policia ruse ka ndaluar Anastasia Vasilyeva, mjekja e kthyer në aktiviste që…

Ekspertët e sigurisë: Ardhja e afganëve paraqet rrezik për Kosovën – kapacitetet janë për të pranuar deri në 10 mijë veta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këtë të diel bëri të ditur se…