Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ai është “gati të vdesë, por se nuk do ta dorëzojë pushtetin pa zgjedhje”.

”Unë kurrë nuk do të pranoj të shantazhoj në asnjë kusht, nuk do t’ia dorëzoj kurrë pushtetin më të këqijve pa zgjedhje”.

”Unë kurrë nuk do të nënshkruaj asnjë qeveri teknike apo tranzitore! Nëse më vrasin, vëllai im Andrej do të mbetet. Nëse vritet vëllai im, djali im Danilo do të mbetet”.

”Nëse ma vrasin djalin, do të kem vajzën time Milica. Nëse e vrasin edhe atë, do të mbetet djali im Vukan…”, citohet të ketë thënë Vuçiq në një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiq dhe rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij.

Vuçiq edhe në Instagram ka postuar një foto me mbishkrimin:

“Dhe hijet tona dhe varret tona do të luftojnë me armiqtë e Serbisë. Faleminderit njerëz për mbështetjen tuaj!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia bllokon aksesin në Facebook dhe Twitter

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi…

Mini-Shengeni pritet të kthehet në Open Balkan

Në Forumin ekonomik që po mbahet në Shkup, një prej çështjeve që…

Vota është arma më e mirë e sovranit për të “vrarë” hajnat dhe kriminelët që shkatërrojnë shtetin

“Një gjë duhet ditur se këtu nuk i ka fajet vetëm ky…

OKB-ja suspendon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Rusia është suspenduar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.…

Rusia provokon Estoninë, shkel hapësirën ajrore të saj – vjen reagimi nga ky vend

Estonia ka akuzuar Rusinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore me…