Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është krenar që zëri i Serbisë siç tha ai është dëgjuar qartë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ai ka thënë se me përfaqësuesit e perëndimit ka diskutuar për jetën e serbëve në Kosovë dhe se sipas tij, kjo është një çështje urgjente.

“Është e rëndësishme që ne e prezantuam politikën tonë në mënyrë të saktë dhe të argumentuar, dhe ndoshta edhe më e rëndësishme, që e promovuam Serbinë si një destinacion investimi, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë dhe për përmirësimin e të gjithë qytetarëve”.

“Me përfaqësuesit ndërkombëtarë vazhdova diskutimin e vështirë, por të domosdoshëm dhe të hapur me qëllim të zgjidhjes së çështjes së flaktë për vendin tonë, që është jeta dhe mbijetesa e popullit tonë në Kosovë”.

“Nuk na presin ditë të lehta dhe as zgjidhje. Për të mbrojtur dhe ruajtur edhe vendin dhe popullin duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkuar. Unë bëra të pamundurën për ta ruajtur dhe mbrojtur Serbinë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, sepse dorëzimi nuk ishte kurrë një opsion. Serbia do fito!”, tha presidenti i Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbyllet për 30 ditë tregu i Gostivarit

Komuna e Gostivarit bëri të ditur se tregut i qytetit të Gostivari…

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të mërkurë në takim Bordin…

Inteligjenca britanike: Rusët kanë kaluar në mbrojtje totale

Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi raportin e fundit të inteligjencës së saj…

Shkup, në mesin e personave të arrestuar për pasaportat e “narkobosëve” ka edhe shqiptarë

Në aksionin policor “Sozia” ka të arrestuar maqedonas, shqiptarë dhe boshnjakë, meshkuj…

Ministri i Jashtëm ukrainas: Krimi më i tmerrshëm është se Rusia vjedh fëmijët ukrainas

Transferimi i dyshuar i detyruar i mijëra fëmijëve ukrainas nga Rusia, është…