Dmitry Savluchenko, një politikan pro-rus i emëruar nga forcat ruse si kreu i administratës për rininë, familjen dhe sportin në qytetin e pushtuar Kherson, u vra mëngjesin e sotëm.

Informacioni u konfirmua nga agjencia ruse pro regjimit RIA Novosti, e cila raporton se ai u vra “në një sulm terrorist”.

Ukrainasit, logjikisht, e pritën vdekjen e Savluchenkos krejt ndryshe, raporton theguardian.

“Partizanët tanë shënuan një fitore tjetër”, shkroi në Facebook, Serhiy Klan, një këshilltar i kreut të administratës ushtarake të rajonit Kherson, duke shtuar se “një aktivist pro-rus dhe tradhtar u hodh në erë me veturën e tij në Kherson”.

Diplomati ukrainas dhe ish-ambasadori i atij vendi në Austri, Oleksandr Sherba, ka publikuar në Twitter një fotografi të trupit të pajetë të Savluchenkos, ku shihet edhe vetura e shkatërruar.

“Dmitry Savluchenko, një nga tradhtarët e Khersonit të pushtuar, u eliminua mëngjesin e sotëm. Jeta e një tradhtari është e shkurtër këto ditë në Ukrainë”, ka shkruar Sherba.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Avokati i Alimit dhe Gurit kërkon përjashtimin e Janevës dhe Fetait nga lënda “Titanik 3”

Avokati i Ejup Alimit dhe Ismet Gurit në rastin Titanik 3 kërkon…

Zelensky: Nuk do të ketë më negociata nëse Rusia organizon “pseudo referendume” në rajonet e pushtuara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të shtunën se nëse ukrainasit në qytetin…

Dimitrov kundërshton ashpër Zaharievën: Pohimet e saja janë të pavërteta

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ka kundërshtuar deklaratën e ministres për…

Suedia dëbon 3 diplomatë rusë

Suedia ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë rusë për të…

8 ditë para zgjedhjeve, identifikimi biometrik në rrezik

Identifikimi biometrik i zgjedhësve drejt dështimit në disa zona zgjedhore, shkak mungesa…