Një anëtar i ushtrisë ruse është vrarë në Chernobayevka pas një sulmi artilerie. Të paktën kështu njoftojnë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Në postim thuhet se Gjenerallejtënant Andrei Mordichev, komandant në Ushtrinë e 8 të Kombinuar të Armëve kishte vdekur.
Po ashtu në postim thuhej se fronti i luftës nuk ka ndryshuar shumë gjatë 24 orëve të fundit, por thuhej se trupat ukrainase kanë mundur që të shkatërrojnë disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet e Mykolaiv dhe Sumy.