Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së përgjakshme të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, konkretisht në ora 3.30 të mëngjesit në Hanioti të Halkidikit, shkruan kathimerini.gr.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 39 dhe 45 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të para nga Policia greke, persona të panjohur, kanë hapur zjarr ndaj tyre teksa ndodheshin në banesë me qira. Për pasojë 39-vjeçari ka mbetur i vdekur, ndërsa 45-vjeçari është dërguar i plagosur fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kassandra dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm Polygyros, ku ndodhet për mjekim. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes fatale janë duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë Polygyros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Banorët lajmërojnë policinë pasi në lagje e shohin të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares – ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e…

Hovenier: Kosova të zë vendin e saj që i takon në strukturat evropiane

Është nënshkruar pranim-dorëzimi i donacionit për kamerat e trupit mes drejtorit të…

Anulohet seanca për gjykimin e El Chekës, protesta dhe revoltë para gjykatës së Kërçovës

Sapo ka filluar, është mbyllur seanca per gjykimin e Sheqerim Ahmetit i…

Ndikimi i ndryshimeve klimatike

Sot është Dita e Tokës (22 prill), një ngjarje vjetore për të…

80,000 ukrainas u kthyen në Ukrainë nga 24 shkurti, shumica për të luftuar

80,000 ukrainas janë kthyer në vend nga jashtë që kur Rusia filloi…