Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, gjatë të shtënave që ndodhën mbrëmjen e sëvpremtës rreth orës 22:00 në Mitrovicë.

Edhe dy persona të tjerë të plagosur janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte  rreth  orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, tha Zahiti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Blinken thotë se SHBA është e shqetësuar se Rusia mund të ‘përpiqet të ripërsërit’ pushtimin e Ukrainës si në vitin 2014

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se SHBA-të janë…

Janë regjistruar afër 1 milion qytetarë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora…

E mitura në Prizren u morr nga një person për bashkëjetesë

Një grua në Prizren ka njoftuar policinë se një mashkulla ia ka…

OBSH mbledh komitetin e urgjencës për të shqyrtuar zhvillimin e pandemisë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka njoftuar se do të mbledhë…

Çekuilibër tronditës në shpërndarjen e vaksinave, thotë OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë sërish ka kundërshtuar hendekun e krijuar në furnizimin…