Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, është vrarë gjatë një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo.
Sulmi ka ndodhur më 28 prill.
Trupi i saj i pajetë është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit.
Vira Hyrych ka punuar për REL prej vitit 2018. Paraprakisht, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.