Një 30 vjeçar në Ferizaj dyshohet se, mbrëmë pas mesnatës, e ka vrarë një bashkëmoshatar të tij që vdiq në vendin e ngjarjes.

Në ndërkohë dorasi i dyshuar është plagosur afër vendit të ngjarjes, në rrugën “Rexhep Bislimi”, nga një polic me rroba civile pasi i njëjti s’kishte përfillur urdhrat e policisë dhe ishte drejtuar me armë kah ta.

Pjesëtarët e policisë me rroba civile që ishin në detyrë zyrtare kishin vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kishin filluar fillimisht me urdhra verbalë “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk kishte përfillur urdhrat e policisë.

“I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Ferizajt, njofton Klankosova.tv.

I dyshuari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, derisa më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen do të merret Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vdes 30-vjeçari pasi mori pjesë në ‘ahengun COVID-19’, mendonte se virusi ishte një mashtrim

“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një…

Turqi, rifillojnë fluturimet ndërkombëtare

Një rifillim gradual i fluturimeve ndërkombëtare nga Turqia ka filluar, pas dy…

Osmani në Portugali: Ky vend u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë, u vendosët në anën e duhur të historisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali,…

Kryediplomatja gjermane viziton Kosovën, takon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje (09.03)…

Kthimi i mërgimtarëve, Rohde njofton për kufizimet e reja për hyrje në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se duke filluar…