Një konflikt mes dy familjeve ka pasur pasoja tragjike për një person, i cili mbeti i vdekur në Zllakuqan të Lipanit.
57-vjeçari vdiq si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë).
Po ashtu edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, sipas disa informacioneve, bëhet fjalë për një 15-vjeçar.
Lidhur me rastin dy persona kanë përfunduar në pranga.