Nga MPB bëjnë të ditur se vrasësit kanë qenë 5 persona, të veshur me të zezë dhe me maska në fytyrë, ndërkaq MPB sot gjithashtu konfirmon se vetura me të cilën po transportoheshin vrasësit është gjetur e djegur në Orizare të Epërme në Shkup.

Ekipi i Klan M ishte në vendin ku është djegur tërësisht vetura ”Audi” nga sulmuesit të cilët më pas ishin arratisur. Po bëhet ekspertizë në veturën e djegur.

Ndryshe nga MPB sot dolën me detaje të reja rreth vrasjes.

“Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në rrugën “Samoillova” në Shkup, pesë persona të veshur me rroba të zeza me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënie të ndihmës mjekësore. Është njoftuar prokurori publik, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dhënë për obduksion. Rreth orës 20:30 është djegur një automjet tip Audi A6 rrugës për Orizare të Epërme. Pas udhëzimeve të prokurorit publik janë zhvilluar biseda zyrtare me disa persona dhe po ndërmerren masat dhe aktivitetet përkatëse për zbardhjen e vrasjeve”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zyrtari i PD-së përballet me të papriturën, ja çfarë i ndodhi gjatë natës

Makina e kryetarit të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës, Ariston…

Gratë e funksionarëve, Fatmir Bytyqit dhe Eroll Musliut marrin 600 mijë euro për projekte

Organizatat joqeveritare të bashkëshorteve të zëvendëskryeministrit për ekonomi Fatmir Bytyqi dhe drejtorit…

Parlamenti ia pagoi qiranë e apartamentit, jep dorëheqje kryeparlamentarja norvegjeze

Parlamenti i Norvegjisë është përfshirë në një skandal për rritjen e shpenzimeve…

Sapo lind fëmijën, vdes nëna e infektuar me koronavirus, mjekët tronditen dhe përloten

Një nënë vdiq në Spitalin Whitington, në Archway, në Londrën e Veriut,…

Manastirliu nxjerr shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer që nga fillimi i pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e personave të vaksinuar…