Në burgun e Idrizovës, të drejtën e votës sot patën mundësi ta shfrytëzojnë 817 persona të dënuar si dhe 41 persona në departamentin e hapur në Veles. Përveç zgjedhjeve presidenciale, disa prej votuesve kishin të drejtë të zgjedhin kryebashkiakun e ardhshëm të Novo Sellës ose të Ohrit.

Edhe administrata e burgjeve dhe këshilli i qendrës së votimit në Idrizovë ishin të kënaqur me rrjedhën e procesit.

Për momentin votimi rrjedh normalisht. Ju vetë mund ta shihni, në një atmosferë demokratike. Dalja për dallim nga hera e parë është rritur. Interesi i vetë të burgosurve është më i madh. Tani për tani nuk ka kurrfarë probleme”-tha Bobi Mojsovski, drejtor i SHNP Idrizovë.

Votimi vazhdon në mënyrë të duhur. Ka filluar në orën 7 të mëngjesit. Deri më tani nuk ka probleme, gjithçka është në rregull. Pra, shpresojmë se kështu do të vazhdojë”-theksoi Sonja Stojanovska, kryetare e v.v 2536.

Megjithatë, ndërsa mediat ishin të pranishme në burgje, disa të burgosur nuk mundën ta gjejnë veten në listën e votuesve. Sqarimi i autoriteteve të burgut ishte se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mbylljes së listës së zgjedhësve në kohën kur kanë hyrë dhe dalë të burgosurit.

Një problem të tillë Alsat regjistroi edhe në burgun e Shuto Orizares. Dy persona të burgosur që erdhën për të votuar nuk ishin në listën e zgjedhësve. Nëse ka raste të tilla edhe me të paraburgosurit nuk dihet pasi mediat nuk mund të monitorojnë votimin e tyre.

Sipas listës së zgjedhësve, në vendin e votimit në këtë burg, të drejtë vote kanë gjithsej 204 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…