Ndërsa po largohej nga Ukraina,  presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen,  tha se mizoritë në Bucha  janë dëshmi e krimeve të luftës, shkruan skynews.

Presidentja vizitoi Ukrainën të premten për të dëshmuar pasojat e bombardimeve ruse në qytete si Bucha.

“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte,”, u ka thënë gazetarëve von der Leyen në bordin e një treni që po largohej nga Ukraina. “Ne mund të shihnim edhe me sytë tanë se shkatërrimi në qytet është në shënjestër të jetës së civilëve. Ndërtesat e banimit nuk janë objektiv ushtarak”, ka thënë ajo.

Të premten një ekip mjeko-ligjor filloi zhvarrosjen e një varri masiv në Bucha.  Von der Leyen tha se BE-ja po punon me Ukrainën në një ekip të përbashkët hetimor për të mbledhur prova të krimeve të mundshme të luftës për t’u përdorur në rastet e ardhshme gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Komiteti për punë të jashtme në Senatin e SHBA-ve ratifikon Protokollin për Maqedoninë e Veriut

Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-së e ratifikoi Protokollin…

Zhbërja e Speciales është e pamundur

Në dhjetor të vitit 2017 me propozim të OVL të UÇK-së, u…

Ligji i Shtetësisë mbetet i bllokuar

Nuk ka marrëveshje për zhbllokimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë. Në koordinimin e…

KQZ: Rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas…

Filipçe: Jemi në një valë të fortë të virusit, spitalet po arrijnë maksimumin e kapaciteteve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp tha se virusi…